FJALË E NGJIZUR NË SHPIRT…NËNË
(Ja kushtoj këtë shkrim nënës sime që sot ka ditëlindjen…dashuria që nuk shteron kurrë)
E vetmja mbretëreshë ku unë përkulem..
Kur shkruaj për ty nënë gjithë pafajsia zbret,luledelet mblidhen në boshtin e një dashurie pa fund ku çelet urra e udhës së bardhë.
Drita afrohet e madhërishme me krahët e hapura ku RRJETH vetëm një tis i hollë qumështi që nuk shteron kurrë.
Je ti krijesa e para dhe e fundit ku çel jeta,ku buzëqesh udha sado mbrëmje të jetë,je fryma,dashuria e pazëvëndsueshme në tingullin jetë.Nënë e dashur dëgjoj hapat e tua,sytë e tu kaq të ngrohtë sa dhe malet i zbret nga dashuria për tokën që i mban.
Je ti krahu më i ngrohtë,malli më i madh,brishtësia më e thellë,zemra -fëmijë që bëhet lot i bukur kur unë të përqafoj.Sot më dukesh më e mira në botë,pasqyra më e bukur ku unë shoh veten dhe vizatoj jetën me ty.
Ka ditë kur kam shumë ftohtë dhe të thërras EJA më ngroh,eja më përqafo ditët ku lumturia dhe ëndra lodron me ne.Më pret çdo ditë,çdo cast ,më pret me sytë e tu që nuk lodhen mbrëmjeve kur gjumi të kaplon në sy.
E ndjej se edhe kur fle jam unë aty,sërish dhe në ëndra je e pagjumë,fatlumja,zemra që nuk ndryshket kurrë.
Këtu te kopshti përballë ka shumë lule ..shumë ngjyra,asnjëra prej tyre nuk të arrin, sepse je e përkryera,porta ku trokas edhe kur ironia e fatit më mashtron , edhe kur vi si ai fëmija plangprishës e futet të shpërthej orën e tij të keqe.
Ti e ndjen frymën t’ime, ajrin kur rëndohet brenda meje,rezen e agimit kur lind gri tek unë në ditët plot furtunë.Cdo ditë do të ngelem e vogla jote, cdo cast më fal blerim,
më sfidon botën e remë kur sulet ashpër në mugëtirë e shi.E dashur nënë..e bukura ime, delikatja që lundron mes guximit, misterit,
syri im brilant që flet ashtu pa zë mes ledhatimit dhe puthjes..të falem hyjneshë.
RUDINA PAPAJANI.