Perbersit:
115 gr miell
100 gr gjalpë
50 gr sheqer
1 të kuq të vesë
75 gr lajthi të bluara.
Pergatitja:
Duke bërë bashkë të gjithë përbërësit e mësipërm krijoni një brumë të butë. Lëreni të pushojë në frigorifer për 45 minuta.
Pastaj me duar nga brumi formoni toptha të madhësisë së një kokrre are. Renditini në tepsinë e mbuluar me letër për pjekje.
Sipër shtypini lehtas me ndihmën e një piruni.
Biskotat e përgatitura kështu piqen në furrën e parangrohur në 160 gradë për 8-10 minuta.
Pas pjekjes spërkatini me sheqer pluhur.
Ju bëfshin mirë.
Loading...