Aksident tragjik në Itali

Cesena – Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali në orën 1:15 pas mesnatës, duke gdhirë e shtuna, në autostradën A14 Bologna – Taranto.

Një djalë shqiptar dhe një grua shqiptare humbën jetën ndërsa po udhëtonin në autostradë pranë zonës komunale Gatteo, midis Rimini e Cesena. Identiteti i tyre ende nuk dihet.

Hetuesit në autostradë kanë rindërtuar ngjarjes dhe panë se makina e viktimave, Renault Clio, qëndrontë në këmbë tërthorazi përgjatë autostradës. Makina duhet të ishte goditur nga pas nga një Volkswagen Passat që vinte pas tyre.

Personeli mjekësor i Urgjencës, 118, nuk mund të ndihmonte dy personat që ndodheshin në makinën Clio, por vetëm të konfirmonte vdekjen e tyre.

Shoferi që banonte në Imola ishte 28 vjeç, kurse gruaja që ishte me të në makinë ishte 38 vjeçe dhe jetonte në Galeata.

Në bordin e makinë së dytë ishin tre persona me origjinë italp-zvicerane me banim në Zvicër, 47, 50 dhe 55 vjeç me lëndime të lehta. Tre të plagosurit u nxorën nga zjarrfikësit

Loading...