Vlora, spanjollët dhe paragjykimet parakonceptuale për turizmin – Nga Gëzim Tushi

Ngjarja e ŕëndë në Porto Palermo ka sjellë dhe reagime të shumta në rrjetet sociale te cilat kane denuar ashpër veprimin e dhunshëm të një pronari restoranti ndaj një grupi turistësh francez,të cilet të pakënaqur nga ushqimi nuk kanë pranuar të bëjnë pagesën.

Rreth kësaj ngjarje ka reaguar dhe sociologu Gezim Tushi nëpërmjet një statusi në rrjetin e tij social facebook.

Tushi ndër të tjera shkruan: “Ngjarja me turistet ne Qeparo eshte e turpshme, e rende, e shemtuar pertej te keqes.

E cila duhet ndeshkuar ligjerisht dhe moralisht.”

Statusi i plotë:

” Vlora, spanjollet dhe paragjykimet parakonceptuale per turizmin!

Ngjarja me turistet ne Qeparo eshte e turpshme, e rende, e shemtuar pertej te keqes.

E cila duhet ndeshkuar ligjerisht dhe moralisht.
E megjithate fushata e bazuar ne kete rast apo ne cmimin e vezeve te skuqura diku tjeter ne jug, nuk eshte argument per te ngritur nje histeri te orkestruar kunder pjeses se mire te realiteteve urbane, argetuese e turistike ne Vlore.

‘Druri” i shtrember i Qeparoit dhe omeleta e vezeve me cmim te kripur, jane pak per te zbehur ‘pyllin turistik” ne Vlore.

Duhet te jesh zemerak pa shkaqe te thella te mohosh realitetin, qe kesaj here mbase nuk ka qene me standarte elitare, por ka qene si kurre me pare. Hopi dhe hapi i hedhur eshte i pamohueshem.

Une isha deshmitar okular i permiresimeve estetike cilesore. Kete mendim e kane shprehur dhe shume miq te mi qe kane pushuar kete sezon ne Vlore. Edhe ne sherbimin ushqimor, ne te cilin akoma duhet progresuar. Nuk e di po kesaj here Vlora ishte e mbushur me turiste.

Ne shetitoren nga Sheshi Flamurit deri ne Ujin e Ftohte kishte me shume turiste te huaj se vendas.

Te kenaqur, te relaksuar, te qete. Sherbimi ne lokalet cilesore te vijes bregdetare ishte shume i mire.

Eshte gjynah qe per ekzibicionizem apo paragjykime te tjera me natyre “jo turistike” te cenohen sukseset ne Vlore. Ka gjera qe duhen permiresuar.

Por ato nuk behen me kritika degraduese! Rasti Qeparoit nuk ka pse kthehet ne beteje verbale denigruese, duke i zmadhuar me shume se jane ne te vertete.

Vlora dhe turizmi kete vit kane qene si asnjehere tjeter! Ky eshte realiteti.”M.A /laberianews

Loading...