O Mihal o Kapedan,
O Mihal, o Kapedan,
Qeparoi qysh te mban,
Peshkun poqe rezervati,
Me spanjolle te zu inati.
Ata iknë papaguar,
Ti iu turre i tërbuar.
Mbi makinë o seç iu vare,
U dhe hu për tu marë pare.
Fiks si trimat kishe dalë,
Kapedan nga Qeparoi,
Mbi makinë fatin e shkroi.
Këng për ty do të këndohen,
Dhe suljotët do harrohen.
Se nga vendi i kapedaneve,
Doli tmerri i Katallanëve.
S’qene spanjollë, qenë katallanë,
Tek Mihali gjenë belanë,
Se turisti nuk ankohet,
Ha çti jepet, çti gatohet.
Këtë mësim ua dha Mihali,
Kapedan që sdi ç’është kali.
Mbi makinë o seç vërtitet,
Dhe spanjollëve u gërditet.
Le ta marë vesh sot gjithë dynjaja,
N’Qeparo bëhet hataja,
Kush uri ka në ato anë,
Dru Mihali, o do hanë.
Se Mihali i zdrugon,
Pa ngrënë dru, kush si shpëton.
Ndaj gëzojnë ca bahçevan’,
Se vjen Blendi si hajvan.
Lulet gati plot hare,
I sjell Blendi si kallogre.
Se turizmi po lulzon,
Do apo sdo Liam Neeson…/Arian Galdini