Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale M.L 31-vjeç, të cilit gjatë kontrollit i janë gjetur edhe fara hashashi.
Njoftimi i policisë:
Vlorë
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotike pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative ka bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit M.L., 31 vjeç, banues në Vlorë.
Kapja e tij u bë në një nga rrugët e lagjes “Osmën Haxhiu” pranë vendit të quajtur “6-katëshi”, pasi nga kontrolli fizik iu gjetën disa doza lëndë narkotike të dyshuara si heroinë.
Gjithashtu, nga kontrolli i banesës së tij në lagjen “Partizani”, shërbimet kontatuan 110 gramë material në formë pluhuri e cila dyshohet të jetë përzierës i lëndës narkotike heroinë, po ashtu u gjetën edhe disa fara hashashi.