“Mbrëmje makthi për një familje nga Como që kishte shkuar me pushime në Igea Marina, në Riviera Romagna.
Dy djem pesëmbëdhjetë vjec dhe tetëmbëdhjetë vjeç sapo kishin kaluar një mbrëmje buzë detit, dhe para se të ktheheshin në shtëpi, vendosën të ndalen në një furrë buke për të shijuar diçka të ngrohtë.
“A keni një cigare?” – ishte preteksti që do mjaftonte për të nisur sulmin. 18-vjeçari u godit me grusht në fytyrë e pas dhunës përfundoi me hundë të thyer. Edhe vëllai i tij i vogël, pesëmbëdhjetë vjeç, mori një goditje të fortë.
Nëna e dy fëmijëve, e cila priste që fëmijët e saj të ktheheshin në apartament, dëgjon ulërimat nga dritarja dhe vrapon për të ndihmuar djemtë.
Shqiptaret nuk kursyen as gruan pesëdhjetë vjeçare, e cila është goditur dhunshëm. Familja, u ndihmua dhe u sigurua nga karabinierët, dhe vendosi të mos kthehej në Como më herët nga data që kishin parashikuar, por të vazhdonte pushimet.
Karabinierët e Bellaria kanë parë pamjet e kamerave që konfirmojnë dinamikën e agresionit. Dhe tani jam në ndjekje të bandës shqiptare.