Mihal Kokëdhima: “Kryeministrin e kam mik”

Pronari i restorant “Panorama”, në Himarë, Mihal Kokëdhima, i cili u arrestua tre ditë më parë nga policia, për dhunë ndaj turistëve spanjollë, ka dalë sot para Gjykatës së Vlorës për tu njohur me masën e sigurisë.

51-vjeçari mësohet të ketë rrëfyer para trupit gjykues se turistët kishin ikur pa paguar dhe se ishte munduar t’i ndalonte. ‘Ikën pa paguar. U mundova t’i ndaloja.

Ata nisën makinën dhe për pak më shtypën,” tha ai në gjykatë. Por edhe pse avokatët dhe vetë Kokëdhima pretendoi se nuk ka ushtruar dhunë gjykata vendosi masën “arrest me burg”.

Mihal Kokëdhima ka pasur një bisedë me avokatët e tij para nisjes së seancës gjyqësore, ndërsa ishte ulur në vendin e të paditurit.

Avokatët Kujtim Cakrani dhe Erjon Vezimaj i kanë thënë se për rastin e tij ka folur dhe vetë kryeministri, por ndërkohë i qeshur Mihal Kokëdhima dëgjohet të thotë se kryeministrin e ka mik.

Avokati: Për ty ka folur vetë kryeministri
Mihal Kokëdhima: Si ka thënë?
Avokati: Dhe po foli vet kryeministri…
Mihal Kokëdhima: E kam mik
Avokati: Kryeministri është i gjithëfuqishëm dhe harron që korrupsioni i tij ka marrë dhenë në të gjithë botën.

Kujtojmë se z. Rama e quajti Mihal Kokëdhimën, një barbar që shkeli kodin e mikpritjes duke dhunuar turistët.

Loading...