Agropika është njësia e shërbimit me fokus fermerin, e cila jep informacion për aplikimet në programet e bujqësisë, financuar nga fondet shtetërore dhe donatorët e huaj, këshillim në financime dhe shërbime të tjera.
Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, bën të ditur se, sot janë në fuksionim 20 Agropika në të gjithë vendin.
Në Agropikën Gjirokastër janë regjistruar 969 aplikime, nga të cilat 172 janë aplikantë femra, që përkon me numrin më të lartë në të gjithë vendin.
AZHBR bën të ditur se aktualisht ka mbështetur 1828 fermerë në total, me vlerë financimi 256 706 490 lekë, nga Programi i Bujqësisë për vitin 2019, financuar nga fondet shtetërore. e.xh/j.p/
Loading...