Ak.sidenti tr.agjik i merr jetën të riut shqiptar

Një aksident tragjik në Valverde, Cesenatico, i ka marrë jetën një të riu shqiptar që vetëm pas pak ditësh do të mbushte 20 vjeç.

I riu, resident në Cesenatico, ishte duke shkuar në punë në Cervia me motorin e tij kur u godit nga një furgon Fiat Ducato, pak metra larg vendbanimit.

Përplasja me furgonin rezultoi fatale për shqiptarin, ndërkohë që policia ndaloi shoferin, një vendas 37-vjeçar, i cili rezultoi negativ në testin e alkoolit.

Agjentët kanë vërtetuar edhe që shoferi i furgonit nuk ka qenë duke përdorur telefonin në momentin e incidentit.

Loading...