Bestar*
Shembet skela, shembet bota.
U ça qielli, s’ka më Zota.
Heshti kënga e shqiponjës.
Humbi frymë në gojë t’ulkonjës.
Ëngjëll je, që re nga malet,
Tërë rininë ta mbytën hallet.
Ëngjëll je, erdhe nga qielli,
I mbështjellë me rreze dielli.
Tremben zogjë, thyhen kokalla…
S’kam më fjalë, m’u bën gërmadha.
Në një vend që s’ka më shpresë,
Një Bestar duhet të vdesë.
*Bestar Veliut, gjimnazistit shembullor dhe studentit të UAMD gjithashtu, që për të mbajtur familjen dhe për të përballuar shpenzimet e shkollës, punonte gjatë verës në ndërtim, në një pallat në zemër të qytetit.
Ra nga skelat dhe e mbylli jeten e tij si ëngjëll.
Loading...