Dedikim i Sabrina Abazaj për gjyshin e ndarë nga jeta
Gjysh,tashmë ëngjëll mbrojtës për ne…
C’ishte ajo ditë që të thirri?
Në copa ëndrrash përpëlitet ajri,
Lulet dhe lotët thërrmohen në vuajtje,
Duke ndjekur vetëtimat e gjakut…
Që rrënojne dheun e trishtuar të trupit.
Sytë lulezojnë në hapësiren e munguar,
Që u thye nga një fluturim,
Heshtja rënkon me dhimbje mungesën,
Fjalë që flasin mbi barin që do mbij,
Ah…sikur mos të ndodheshe ti aty…
Jam e lumtur për faktin që mësova dashurinë e gjyshërve ,jo cdo kush mëson për ta…(Në zemrën time gjyshi im)…
Loading...