Kam qene neper bote kur shqiptaret benin rradhe terkuze ne Kakavije.
Kam shetitur Evropen ndersa Greqine, Malin e Zi dhe Italine i kam si shtepine time. Kam qene ne Kine, Singapor, Malajzi, Hong Kong, Tailande atehere kur shume i njihnin vetem nga librat.
Tani pertoj te leviz. Me kane ftuar ne Amerike dhe nuk kam vajtur. As ne Australi. Kane shume bukurira ato vende.
Ama jam i sigurte se nuk do gjej si ne Shqiperi. Eshte vendi ku sherri dhe miqesia rrine prane e prane; ku sado te jesh gabim, do ta gjesh fjalen me policin; ku nuk te merr njeri peng; ku ke kater stine (mrekulline e kesaj e kuptova kur u ktheva nga Malajzia); ku vetem ca drure te shtrember e bejne te duket kete stive te shemtuar; ku mjafton pak dashamiresi ndaj te ngjashmit tend dhe nga Vermoshi e deri ne Konispol do ta ndiesh veten si pasha.
Me pelqen kur vete ne Shen Jan dhe porosis Enverin nga Dukati per nje kile mish; kur shkoj ne Triport e pi kafe me Arjanin, komandantin e postes ne restorantin e Vangjelit; kur shkoj ne Tropoje e takoj Palin.
Ndaj keto fotot e Santorinit e Mykonos as me ftohin e as me ngrohin. Madje pertoj ti shfletoj.
Me mjafton Shqiperia. Vetem kjo eshte imja. Te tjerat jane prone e te tjereve