Drejtoria e Burgjeve i jep leje Kostandin Xhuvanit që të marrë pjesë në përcjellje për në banesen e fundit të babait të tij Gjergj Xhuvanit

Në orën 14:00 do të zhvillohet ceremonia e varrimit të Gjergji Xhuvanit.

Drejtoria e Burgjeve i ka dhënë leje djalit të tij, Kostandin Xhuvanit që të marrë pjesë, por do të jetë i shoqëruar nga efektivë të policisë dhe leja do të jetë vetëm për periudhën e varrimit.

Kostandin Xhuvani ndodhet prej 5 vitesh në qeli si i përfshië në një vrasje të katërfishtë. Ditën e vdekjes së babait të tij Gjergji, me 14 gusht kërkoi leje që të dalë nga burgu dhe të marrë pjesë në varrim. Gjergji Xhuvani, bashkëshorti i Luiza Xhuvanit ndodhej në Romë për xhirimin e një filmi ku ndërroi jetë.

Kineasti mësohet se prej vitesh vuante nga diabeti. Trupi i tij ka mbërritur në Aeroportin e Rinasit mëngjesin e sotëm. Për më shumë kliko linqet si më poshtë.

Loading...