Aksident i rëndë në Greqi, humb jetën 27-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në bulevardin kryesor të Voulas në Greqi.

Sipas mediave fqinje, një kamion dhe një motor u përfshinë në aksident në kryqëzimin e rrugëve Karmanli dhe Zefyrou, dhe si pasojë një 27-vjeçar shqiptar, ende i paidentifikuar ka ndërruar jetë.

Nënkryetari i bashkisë, Vasilis Papamichael foli për “Protothema.gr” në lidhje me aksidentin, dhe sqaroi se i riu nuk mbante kaskë, ndaj vdekja ka qenë e menjëhershme.

Loading...