Gjendet e pajetë gruaja e humbur prej 10 ditësh

Nje ngjarje e rende eshte regjistruar ne qytetin e Elbasanit.

Policia njofton se: Në lagjen “Haxhias” në Elbasan, në ullishte, është gjetur pa shenja jete një e moshuar, e deklaruar e zhdukur nga familjarët.

Burime policore bëjnë me dije se personi në fjalë është Bale Sala, 76 vjeçe, e cila ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa me datë 11 gusht.

Sipas policisë, nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet se gruaja ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Sipas familjarëve, e moshuara vuante nga humbja e kujtesës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Loading...