Inspirim – Vajza ‘ringjall’ të atin që u vra në Afganistan,përmes fotove

Ka qenë jashtëzakonisht e vështirë të rritesha pa baba. Dhe bëhet më e vështirë çdo vit,”-tha Julia Yllescas për CNN.

Komandanti ushtrisë Robert Yllescas nuk u kthye kurrë në shtëpi pasi shkoi në Afganistan kur Julia ishte 7 vjeçe.

Dhe ndërsa ajo filloi vitin e fundit të shkollës së mesme në Alaska vendosi të krijonte një imazh prekës në nder të babait të saj. Ajo redaktoi foton e saj duke vendosur një imazh engjëllor të Robert, kur ai kishte dalë në fotografi para vdiste.

Babi i saj u plagos pasi një pas shpërthimit të një pajisje të improvizuar në Afganistan në vitin 2008. 

Ai u dërgua në National Naval Medical Center në Bethesda, ku ndërroi jetë një muaj më vonë.

Dhe Robert u bë inspirim për librin e Jake Tapper, “The Outpost: An Untold Story of American Valor”, që u botua në vitin 2012. Jo vetëm kaq, tani do realizohet një film bazuar tek libri.

Milo Gibson, djali i Mel Gibson, do të luajë Yllescas në film që do të dalë më vonë këtë vit.

Loading...