“Oriku” shpëton 36 emigrantë afganë në Detin Egje

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka me anë të një postimi në rrjetet sociale njofton se 36 shtetas afganë u shpëtuan nga anija “Oriku” e Forcës sonë Detare gjatë patrullimit në detin Egje.

Xhaçka thotë se tetë gra dhe nëntë burra u shpëtuan nga anija shqiptare “Oriku”, dhe në bashkëpunim me Agjencinë Evropiane të Kufijve (Frontex) u janë dorëzuar autoriteteve lokale.

Loading...