Labëri e këngës, vendi me shqiponja. Fjalë e ngrohtë e nënës, mjalt në zemrat tona – Nga Adem Nuhaj (Tekst – Video – Interpretim)

Laberia ime

Nga Adem Nuhaj

Unë për Labërinë
Do këndojë këngë
Ku kam pirë gjinë
Ku kam thirrur nënë.

Labëri e këngës
Vendi me shqiponja
Fjale e ngrohtë e nënës
Mjalt në zemrat tona.

Di të presin mikun
Si e do tradita
Kurse për armikun
S’di se c’është frika.

Me male të lartë
Me gryka burime
Je deti i shtatë
Laberia ime.

Brenda Labërisë
Gjen trimin dhe këngën
Djepi pavarsisë
Eshte ilac për nënën.

Barutin e thatë
E mban Labëri
Te ty në cdo fshat
Gjen një histori.

Ti ke gërshetuar
Këngën trimërinë
Gurrë të pa shteruar
E ke bukurinë.

Pyjet si kurorë
Përmbi kokë të rrinë
Zogjqtë si dasmorë
Degëve cicërijnë.

Kur këndohet kënga
Tund edhe male
Se aty është brenda
Dhe cula dyjare.

Loading...