24-vjeçari lëpin akulloren në market dhe e fut në frigorifer – Rrezikon 1 vit heqje lirie

Një i ri rrezikon të kalojë 1 vit në burg, pasi ka lëpirë një akullore në një market, dhe e ka lënë sërish në vend. 

Ky rast ka ndodhur në SHBA.

24-vjeçari është arrestuar nga autoritetet, pasi postoi në rrjetet sociale një video të vetes së tij duke lëpirë një akullore në market.

Incidenti ka ndodhur në Teksas, ndërsa i riu shihet teksa merr kutinë e akullores nga frigoriferi, e lëpin, dhe më pas e kthen sërish në vend.

D’Adrien Anderson është vënë në pranga, dhe rrezikon të kalojë 1 vit në burg, si dhe të paguajë një gjobë prej 4,000 dollarësh.

Nga ana tjetër, autoritetet janë shprehur se kamerat e sigurisë të vendosura në ambientet e marketit tregojnë se 24-vjeçari nuk i kishte treguar të gjitha në video.

I riu, pasi kishte mbaruar filmimin, e kishte marrë kutinë e akullores dhe e kishte blerë.

Loading...