Sipas burimeve, bëhet fjalë për një zjarr të konsiderueshëm në fshatin Luar, i cili rrezikon edhe një biznes aty afër.
Në vendngjarje po shkojnë shërbimi zjarrfikës nga Patosi. Ndërkohë që po punohet për shuarjen e tij edhe nga banorët.
Prej disa orësh, në zonën turistike të Shëngjinit, janë shfaqur vatra zjarri.
Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, pas kërkesës për ndihmë të Alfred Kristuli, Drejtor i Përgjithshëm i MZSH-së së Republikës, ka urdhëruar vënien në dispozicion të mjeteve zjarrëfikës dhe efektivëve të MZSH-së Shkodër për shuarjen e zjarreve në Shëngjin të Lezhës.
Mjete dhe efektivë të MZSH-së Shkodër, janë tashmë në vendngjarje dhe bashkë me kolegë të tjerë, janë duke punuar për lokalizimin dhe eliminimin e flakëve.