Rudina Hajdari,takim me deputetë të rinj të PD në Kuvend – “grupi demokrat”

Kryetarja e grupit të ri parlamentar të Partisë Demokratike, deputetja Rudina Hajdari, njoftoi se ka zhvilluar një takim me disa prej deputetëve të rinj të PD në Kuvend, që ajo i cilëson si “grupi demokrat’.

Në fotografinë e publikua nga vetë Hajdari në faqen zyrtare, shfaqet edhe vëllai i saj, Kiri Hajdari, si dhe deputeti Myslim Murrizi.

Gjithashtu, pjesë e darkës me Hajdarin kanë qenë edhe deputetët e opozitës së re, Alban Zeneli dhe Halit Valteri, të cilët u bënë pjesë e Kuvendit pas vendimit të opozitës për të djegur mandatet e deputetëve. Vetë deputetja Hajdari shkruan përbri fotos: Mbrëmje e këndshme me grupin demokrat.

Nga fotoja, duket një tryezë e shtruar për të darkuar dhe një gotë verë, çka do të thotë se deputetët kanë konsumuar një darkë së bashku, por nuk dihet për çfarë kanë diskutuar.

Kjo darkë vjen vetëm pak javë para fillimit të sesionit të ri parlamentar.

Loading...