Në reklamën e parfumit të Yves Saint Laurent,Dua Lipa, shfaqet me shqiponjë…

Dua Lipa ka publikuar në Instagram reklamën e parfumit të “Yves Saint Laurent”, ku këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare është protagoniste kryesore.

Në fillim të klipit, 23-vjeçarja shfaqet e veshur me një fustan të zi të shkurtër dhe në dorën e saj të majtë ulet një shqiponjë. Dua Lipa e lë të lirë shqiponjën, duke bërë lidhjen me emrin e parfumit “Libre”.

Dua Lipa ka fituar dy çmime në eventin më të madh muzikor të botës, “Grammy Awards”. Këngëtarja 23-vjeçare me origjinë shqiptare është e para femër në histori që ka tri këngë që janë dëgjuar mbi 800 milionë herë në Spotify. Dua e ka arritur këtë rekord me këngët “New Rules”, “One Kiss” dhe “IDGAF”. /z.tosku/j.p/Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij. /ATSH/

https://www.instagram.com/p/B1Wcar6hLyj/?utm_source=ig_web_button_share_sheet
Loading...