Kryeministri Edi Rama përgënjeshtron lajmin e mediave greke: “Mirë një kazan grek, po ju në Shqipëri o ju marrsha të ligat s’e verifikonit dot njoftimin e atij kazani,isha këtu apo kisha ikur fshehurazi me pushime në Greqi?”

Kryeministri Edi Rama ka përgënjeshtruar lajmin e mediave greke, të cilat një ditë më parë raportuan se ka zgjedhur Greqinë për pushime.

Me një status në “Twitter”, kryeministri thotë se lëvizja për pushime është e kufizuar brenda kufijve të Shqipërisë jo vetëm për atë, por edhe për ministrat.

Postimi i Ramës:
Madje që ta merrni vesh me këtë rast,meqë s’e dini akoma (sepse gjërat kuptimplota në përgjithësi, e ato të qeverisjes në veçanti nuk ju interesojnë):

Lëvizja për pushime është e kufizuar brenda kufijve të Shqipërisë edhe për ministrat😊Kështu që kalinihta nga Surreli pedhaqia😁.Mirë një kazan grek, po ju në Shqipëri o ju marrsha të ligat s’e verifikonit dot njoftimin e atij kazani,isha këtu apo kisha ikur fshehurazi me pushime në Greqi?Jo në Greqi,po askund përveçse në Shqipëri,s’kam bërë e s’bëj pushime si KM,qysh nga vera e 2013 deri në verën 2020 e X!

Loading...