I morën jetën për disa pika ‘uji që rridhnin nga kondicioneri’,vijojnë të jenë në kërkim vëllezërit

Ka nisur seansa gjyqësore për masën e sigurisë ndaj të arrestuarve për vrasjen e 26-vjeçarit Indrit Çelaj i cili po punonte në vilën e Bujar Kusit, në Myslym Shyri.

Kjo masë pritet të jepet nga Gjykata Penale e Tiranës dhe personat e arrestuar janë Ali Sula, Ferdinant Bakalli, Bujar Kusi dhe Luan Çaka. Ndërsa në kërkim vijojnë të jenë vëllezërit Albano e Griseldo Kusi, dy autorët e vrasjes së Çelajt.

Emrat Bujar Kusi, i hiqet vepra penale “moskallezimi krimi”, ndërsa akuzohet vetëm për veprime që pengojnë zbardhjen e të vertetës, “moskallezim krimi” është për Ali Sula dhe Luan Caka. Albano e Griseldo Kusi që janë në kërkim janë të akuzuar për vrasje.

27 vjecari Lorenc Veliaj, dëshmia e të cilit zbardhi edhe autorin e vrasjes së Indrit Celaj për rrjedhjen e ujit të kondicionerit që po riparonte në vilën e Bujar Kusit, do të qendrojë në qeli për 3 vepra penale që ai kërkohej më herët.

Gjykata e Tiranës vendosi arrest me burg për Veliajn, i cili akuzohet për kundërshtim i punonjësit të policisë, prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit si dhe shkatërrim prone.

Lorenc Veliaj u arrestua pas ngjarjes së ndodhur në rrugën ‘Muhamet Gjollesha’ në Tiranë ku u vra me plumb në kokë 26 vjecari Indrit Celaj. Fillimisht Veliaj u shoqërua si person i dyshuar në këtë krim, edhe pse kërkohej nga policia për 3 vepra penale. Dëshmia e Veliajt nxori edhe emrat e autorëve të vrasjes, dy vëllezërit Albano dhe Griseldo Kusi.

Indrit Çelaj u qëllua me armë zjarri në një vilë pranë rrugës ‘Myslym Shyri’ ku dhe u gjet i plagosur rëndë duke ndërruar jetë në spital. Identifikimi i tij u arrit disa orë pas ngjarjes, ndërsa pretendohej nga policia se viktima nuk kishte mjet identifikimi.

Fillimisht policia shpalli në kërkim një shtetas L.V si të dyshuar ndërsa disa orë më vonë në një njoftim të dytë sqaroi se autorë ishin dy vëllezërit Albano dhe Geraldo Kusi, pronarë të vilës ku i ndjeri kishte shkuar të montonte një kondicioner.

Një zënkë fillimisht me grushte për disa pika ‘uji që rridhnin nga kondicioneri’ ka degjeneruar në vrasje me një plumb në kokë të riut Indrit Çelaj, 25 vjeç.

Baftjar Çelaj, i ati i Indrit Çelaj të riut që u vra me një plumb në kokë nga 2 vëllezërit Kusi pas një grindjeje për montimin e një kondicioneri në vilën e këtyre të fundit kërkon drejtësi. ” Ti nisesh në punë dhe kthehesh i vdekur. Ku do kërkoj drejtësi”, është shprehur ai për mediat.

Loading...