Horror në Sarandë,qeni sulmon 70-vjeçarin,mjekët i presin krahun

Një qen sulmoi një 70-vjeçar, i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën si pasojë e kafshimeve të shumta.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Mursi të Sarandës, ku 70-vjeçari, Sotir Zisi, u sulmua nga një qen.

Policia thotë se qeni i ka shkaktuar të moshuarit dëmtime të shumta, në këmbë, krah dhe fyt.

Ndërkohë mjekët i kanë prerë krahun 70-vjeçarit në përpjekje për t’i shpëtuar jetën.

Gjithsesi gjendja shëndetësore e të moshuarit paraqitet mjaft e rëndë.

Loading...