Policia e Himarës ka arrestuar në flagrancë 3 persona për vjedhje.
Burime nga blutë bëjnë me dije se janë arrestuar në flagrancë për “Vjedhje në bashkëpunim” shtetasit:
– P. Xh., 23 vjeç, banues në Dhërmi.
– K. Xh., 21 vjeç, banues në Dhërmi.
– D. H., 31 vjeç, banues në Dhërmi.
Kapja dhe arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lokalin e shtetases V.C në Dhërmi, kanë vjedhur një sasi parash prej 50.000 lekë të rinj.
Loading...