Një aksident ka ndodhur në fshatin Kras të Tepelenës, ku janP përplasur 3 makina.
Fatmirësisht nga ky aksident nuk ka patur persona të lënduar rëndë por vetëm tronditje.
Ndërkohë dëmet materiale janë të mëdha si pasojë e përplasjes së fortë. Në aksident janë përfshirë një automjet tip ‘Benz’ një ‘Volkswagen’ si dhe një furgon mallrash.
Dyshohet se shkak i këtij aksidenti mund të jetë bërë shpejtësia dhe parakalimi i gabuar i automjeteve të përfshira në aksident.
Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Loading...