Pas disa orësh kërkime, policia gjen çiftin hungarez

Pas disa orësh kërkime, policia ka gjetur çiftin hungarez i cili kishte humbur që prej mbrëmjes së të dielës në Karaburun.

Çifit hungarez i moshë 35-40 vjeç kërkoi ndihmë me anë të telefonit në polici, pasi kishte humbur rrugën.

Pas kësaj ata duke mos e gjetur dotë rugën e kthimit për shkak të errësirës dhe tërrenit të vështirë, kishin vendosur që të ngrinin çadrën e kampingut dhe të kalonin natën aty.

Por zona që kishin zgjedhur rezultoi një pikë pa mbulim nga valët telefonike ç’ka e ka bërë të pamundur kontaktimin me policinë. Dyshja janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Loading...