PD ka sjellë sot prova autentike të fajësisë së Kajmakut – Toto si i dënuar në Greqi.
Bardhi tha: “Me heshtjen prej fajtori, Edi Rama provoi se është i pafuqishëm të përballet me të vërtetën. Në 6 vite në krye të vendit, ai promovoi në politikë dhe administratë mbi 300 persona me presona penalë, që nga vrasës e përdhunues deri trafikantë femrash.
Rama hesht edhe pse ka marrë informacion të plotë se Agim Kajmaku alias Jorgo Toto është person me precedent penal.
Ndiqeni se si mburreshin Edi Rama dhe Belinda Balluku, tre ditë para se të merrnin me dhunë bashkinë e Vorës.
Përveçse një grup që duan të mbajnë me dhunë një pushtet të paligjshëm, këta janë një grup i strukturuar kriminal që meritojnë të shkojnë pas hekurave të burgut.
Edi Rama si kryeministër mund të verifikojë për çdo person.
Ai nuk mund të hiqet sikur nuk di gjë.
Agim Kajmaku u zgjodh si kryetar i bashkisë Vorë me firmën e Ramës dhe Ballukut. Edi Rama e ka mësuar të vërtetën dhe fshihet me shpresën se e vërteta nuk do të dalë.
Partia Demokratike ka sjellë sot provat se Agim Kajmaku eshte arrestuar ne Greqi me akuzen e falsifikimit te monedahve falso.”