Transplant falas të veshkës në 7 muajt e parë të vitit/16 pacientë

Gjashtëmbëdhjetë pacientë kanë kryer transplantin falas në 7 muajt e parë të 2019-ës.

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor thotë se më shumë se 80 pacientë kanë përfituar transplante falas, me financim publik në spitalet jopublike, që prej ofrimit të këtij shërbimi.

“Paketa e transplantit të veshkave me dhurues të gjallë, e cila përfshin ekzaminimet e nevojshme para transplanti për marrësin dhe dhuruesi, konsultat, operacioni dhe ndjekja, terapia e induksionit si dhe imunosupresorët një hap më shumë drejt mbulimit shëndetësor universal”, -bën të ditur FSDKSH.

Sipas Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, sfida e radhës është realizimi i transplantit në spitalet publike. /ATSH/

Loading...