Furtunë largimesh në Drejtorinë e Doganave

Pas aksionit të përgjithshëm në disa sektore për kontrollin kundër informalitetit, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Arlind Gjokutaj gjatë një interviste, zhvilluar dhënë gazetarit të TVSH Bardhi Sejdarasi paralajmëroi një furtunë të madhe largimesh nga Drejtoria e Doganave të të gjithë atyre që kanë lejuar shkeljet në bizneset, që janë kontrolluar.

Ai tha se gjithë ky informalitet nuk do të ndodhte nëse nuk do të kishte edhe mbështetjen dhe bashkëpunimin e punonjësve doganorë, të cilët, në shumë raste janë paralajmeruar për largim nga detyra dhe në të tjera janë larguar.

“Stafi i doganës përveç trajnimit po kalon në sitë. Që do të thotë në subjektet me shkelje do të mbajnë përgjegjesi edhe doganierët që kanë pasur nën kontroll këto subjekte”, tha Gjokutaj.

Loading...