Itali – Punëtori shqiptar bie nga çatia, humb jetën në vendin e punës

Një punëtor, emigrant shqiptar, i cili pio punonte për lëvizjen e mbulesës së asbestit të një magazine, në San Giuliano Milanese të Italisë, ka rënë sot nga çatia në një lartësi prej 12 metrash duke ndërruar jetë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, që shkruan se shqiptari ra nga një lartësi e konsiderueshme, pasi hoqi këmbët nga njëra prej pllakave mbuluese, duke rënë në boshllëk.

Edhe pse iu dha ndihma e parë, për shqiptari nuk kishte se çfarë të bëhej.

E. S, 40 vjeç, ishte rezident në Cairate në Varesotto.

Drama është konsumuar në pak minuta pas orës 13.30 në një magazinë në pronësi të Emoservizi në rrugën Bolsena 11, në lagjen Sesto Ulteriano.

Sipas skenës së ndërtuar nga Policia, 40 vjeçari po punonte për të çmotuar çatinën e asbestit, kur një një nga pllakat që shkeli, ndoshta e dëmtuar nga moti ai keq ose vjetërsia, e ka tradhtuar duke e katapultuar punëtorin shqiptar në brendësi të magazinës, pas një fluturimi prej 12 metrash.

Loading...