Pogaçe të thjeshta dhe të shijshme,të përgatitura me dashuri

Në këtë recetë ju tregojmë në mënyrë të thjeshtuar përgatitjen e disa pogaçeve të shijshme dhe ideale për të nisur një javë të gjatë e të ngarkuar.

Përbërësit:

1 vezë

2 gota e gjysmë miell

1 lugë kafe kripë

1 lugë kafe sheqer

½ lugë kafe me maja

200 ml ujë

150 ml vaj luledielli

150 ml qumësht

Përgatitja:

Në një enë kombinoni miellin, vezën, ujin dhe trazojini mirë. Shtoni qumështin, sheqerin, kripën, majanë, vajin dhe vazhdoni ta punoni përsëri brumin.
E lini të qendrojë përreth një orë në një vend të ngrohtë.
Më pas me dorë e ndani në pjesë të vogla dhe i jepni formën si në foto.
I vendosni në një tepsi me një distancë nga njëra tjetra. Nëse dëshironi sipër mund ti lyeni me pak të verdhë veze.
I fusni në furrë për 25 minuta në temperaturë 180 gradë. Koha për të shijuar pogaçet përgatitur nga duart tuaja!

Loading...