Basha: “Në shtator fillojnë protestat më radikale që keni parë”

Kryetari i PD Lulzim Basha paralajmëron se në shtator protestat do të jenë edhe më të mëdha edhe më të fuqishme sesa kane ndodhur gjate vitit kunder qeverise.

Pas takimit me nënkryetaren e grupit parlamentar CDU/CSU per Europë, Katja Leikert, Basha tha: “Opozita do të vazhdojë të bëjë të njëjtën gjë.

Përveç protestave që do të jenë edhe më të mëdha edhe më të fuqishme në një situatë që është edhe më e vështirë dhe më e pakapërdishme do të fokusohemi edhe më shumë në zgjidhje që do u ofrojmë shqiptarëve”

“Pse hesht Arta Marku? kanë 24 ore qe heshtin. Heshtja e Edi Rames dhe e Markut tregojnë qartë se Kajmaku u kandidua me bekimin e Ramës”, theksoi Basha.

Loading...