Manjani: “Megjithë përpjekjet e udhëheqësit, goja sot nuk mbyllet. Le t’i mbajë të gjitha pushtetet edhe televizionet, por autoritetin e mbylljes së gojës nuk e ka”

Ylli Manjani, ish-ministri i Drejtësisë, deklaroi sot “megjithë përpjekjet e udhëheqësit, goja sot nuk mbyllet”, një reagim ky ndaj kryeministrit Edi Rama për largimin e gazetarëve të njohur, Adi Krasta dhe Ylli Rakipi nëpërmjet presioneve, nga “News 24”. Në shënimin e tij në Fb, Manjani shprehet:

“Largimi brutal i Krastës dhe Rakipit nga News 24, nuk dhunon lirinë e medias, por audiencën e televizionit ku punuan.

Audienca e emisioneve të dy gazetarëve do t’i bëhet dhuratë një televizioni tjetër. Madje pas largimit brutal, audienca e gazetarëve do të jetë më e madhe.

Ndërkohë, megjithë përpjekjet e udhëheqësit, goja sot nuk mbyllet. Le t’i mbajë të gjitha pushtetet edhe televizionet, por autoritetin e mbylljes së gojës nuk e ka. S’ka për ta patur kurrë! As kryetari i bashkisë së Shqipërisë e as kryetari i bashkisë Tiranë!”

Loading...