Netët strugane të poezisë frymojnë edhe në gjuhën shqipe!

Çdo adhurues i fjalës së shkruar e di se që nga viti 1961, në fund të muajit gusht qyteti i Strugës mbledh emrat të rëndësishëm të letërsisë në Festivalin “Netët e Poezisë në Strugë”.

Festivali tradicionalisht fillon me leximin e poemës “Trishtim për jugun” („Т’га за југ“) shkruar nga Kostantin Miladinov, i cili konsiderohet si iniciator i poezisë moderne Maqedonase, dhe në nder të të cilit ka ndodhur kjo ngjarje e mrekullueshme.

Çdo vit zgjidhet një poet i njohur të cilit i jepet çmimi “Kurora e Artë” për veprat e tij jetësore, gjithashtu ndahet dhe çmimi “Vëllezërit Milladinov” për librin më të mirë poetik të publikuar në gjuhën Maqedonase.

Gjatë ekzistencës shumëvjeçare të Festivalit Ndërkombëtar Poetik, aty kanë marrë pjesë rreth 5000 poetë nga qindra vende.

Leximi i poezisë në Urën e bukur të Drinit, zilja e larmisë së gjuhëve, peisazhi i mrekullueshëm i Strugës, prekja e kulturave dhe civilizimeve të ndryshme, e bën një përvojë unike dhe të paharueshme për të gjithë avokatët e paqes, si dhe për të gjithë adhuruesit e natyrës, verës dhe literaturës.

Një pikë interesi është se festivali shpesh shpërblen poetë të huaj të cilët konsiderohen si disidentë në vendet e tyre, fitues të Nobelit në Letërsi, por edhe figura të tjera që kanë lënë gjurmë në letërsinë botërore duke përfshirë: Mahmoud Darwish, Sachchidananda Hirananda Vatsyayan Agyey, W. H. Auden, Joseph Brodsky, Allen Ginsberg, Bulat Okudzhava, Pablo Neruda, Eugenio Montale, Léopold Sédar Senghor, Artur Lundkvist, Hans Magnus Enzensberger, Nichita Stănescu, Ted Hughes, Ko Un, Adunis, Makoto Ooka, Miroslav Krleža, Yehuda Amichai, Seamus Heaney, Tomas Gösta Tranströmer, Fatos Arapi, etj., trasnmeton Observer Kult.

Festivali filloi në vitin 1961 në Strugë, me poetë që jetonin vetëm në Maqedoni, derisa në vitin 1963 zgjeroi listën e vet me pjesëmarrës nga gjithë Jugosllavia.

Çmimi Vëllezërit Miladinov u themelua për librin më të mirë poetik të publikur në mes të dy festivaleve konsekuente.

Nga viti 1966 ngjarja u bë një festival kulturor ndërkombëtar. Çmimi ndërkombëtar Golden Wreath u themelua në të njëjtin vit dhe i shpërblyeri i parë ishte Robert Rozhdestvensky.

Në vitin 2003, në një bashkëpunim të ngushtë me UNESCO-n, festivali themeloi një tjetër çmim ndërkombëtar të quajtur “Urat e Strugës”, për librin më të mirë poetik debutues nga një autor i ri. Gjatë ekzistencës së tij të suksesshme, festivali ka strehuar rreth 4,000 poetë, përkthyes, eseistë dhe kritikë letrar nga rreth 95 vende të botës.

Në kujtim të laureatëve, Parku i Poezisë, që shfaq bordet përkujtimore kushtuar secilit prej tyre, u krijua pranë Qendrës Kulturore të Strugës.

Festivali përmban disa ngjarje që mbahen në vende të ndryshme:

Ceremonia hapëse në rrafshnaltën në front të Qendrës Kulturore në Strugë përfshirë leximet tradicionale të Tga za jug(Një dëshirë e madhe për jugun) teksti i poemës së famshme nostalgjike të shkruar nga një poet i lindur në Strugë Konstantin Miladinov gjatë jetës së tij në Rusinë Perandorake.
Meridianët një poezi e lexuar nga poetë të ndryshëm ndërkombëtar në Qendrën Kulturore duke përcjellë ceremoninë hapëse.
Portreti i Laureatitnjë ngjarje e devotshme e marrësit tradicional të shpërblimit kryesor të vitit të mbajtur në kishën Shën Sofia afër qytetit të Ohrit zakonisht shoqëruar nga muzika klasike.
Netët pa shenja pikësimi , ngjarje artistike që shfaqin forma eksperimentale të perzantimeve poetike, që mund të përfshijnë edhe arte të tjera si muzikës dhe videove.
Uratceremonia mbyllëse e mbajtur të Ura e Poezisë në lumin Drin në Strugë duke përfshirë leximet e poezive dhe shpërblimet e ceremonisë.
Ngjarje të tjera përfshijnë punime, diskutime rreth-tavolinës në tema të ndryshme shoqërore dhe ndikimin e tyre në poezi, etj.

Një ngjarje tjetër quhet Karvani i Poezisë, dhe konsiston në performanca poetike në qytte tjera.

Por, vetëm pas gati gjashtë dekadash të ekzistencës së Mbrëmjeve Strugane të Poezisë, në hapjen e festivalit të sivjetshëm përveç gjuhës maqedonase dhe angleze, siç ishte praktika e deritanishme, mund të dëgjohej edhe gjuha shqipe, transmeton Observer Kult.

Drejtori i festivalit këtë vit foli në maqedonisht, dhe përkthimi në shqip shkonte në formë të shkruar në video-bim. Në të njëjtën mënyrë gjuha shqipe u përdor në leximin e mesazhit poetic, sikurse edhe gjatë deklamimit të poezive.

“Poetët veprojnë përmes fjalës së tyre, pasi fjalët e tyre janë tashmë vepra. Aktet poetike përmes të cilave e vërteta dhe kuptimi janë mishëruar në bukurinë para së cilës magjepsemi “– tha Todorçe Tasevski, Drejtor i Festivalit.

Ndërsa poeti i njohur i Maqedonisë, Vllada Urosheviq, e kishte nderin të jetë poeti i parë i cili e ka thënë “Mesazhin poetik”, në hapje të festivalit, që është risia për këtë vit.

“Në një botë ku poezia është shtyrë anash, ku shkrimi i këngëve është bërë një veprimtari të cilës opinioni nuk i jep pothuajse asnjë vëmendja, festimin i poezisë në një festival siç është festivali i Strugës, paraqet vepër fisnike dhe akt i lartë moral. Ajo që e mban në jetë poezinë është- rezistenca. Çdo vepër e shkrimit të këngëve sot në botë është një lloj rezitence. Deri dje, në këto krahina, kjo ishte rezistencë kundër tentimeve që poezie të jetë mejë në ideologjizimin e skajshëm në shërbim të elitës politike. Sot, kënga është një lloj rezistence kundër materializimit të gjithçkaje që ekziston. Bota thotë: “Gjithçka është në shitje! Kënga thonë: Gjithçka përpos meje! Madje edhe fjalët e dashurisë më naive të çdo poeti- fillestar janë shprehi e revoltit kundër kuptimit se ekzistenca e njeriut nuk ka kuptim tjetër përpos kërkesës që në rrugën sa më të lehtë të arrij tek komoditetet e lira dhe kënaqësitë e rrejshme”, tha Urosheviq.

Tridhjetë e dy poetë të huaj dhe 30 poetë vendas janë pjesëmarrës këtë vit në Mbrëmjet e 58-ta të Poezisë në Strugë (SPE), që nisën më 21 gusht, ku katër prej tyre janë shqiptarë: Arian Leka nga Shqipëria, Donika Dabishevci nga Kosova dhe Lindita Ahmeti dhe Lulzim Haziri nga Maqedonia e Veriut.

Programi i festivalit ka 52 ngjarje, dhe përveç Strugës, ku do të zhvillohen pjesa më e madhe e ngjarjeve, poetët do të interpretojnë edhe në Ohër, Kalista, Kumanovë, Veles, Prilep, Nebregovo dhe Shkup.

Fituese e Kurorës së Artë të vitit 2019, është poetja rumune Anna Blandiana./ ObserverKult

Loading...