Mbi 700 mijë pasagjerë udhëtuan me linjat detare, 5,4 % më …

Transporti detar vijon të mbetet linja më e preferuar dhe ekonomike për pasagjerët.

INSTAT publikoi të dhënat mbi transportin e mallrave dhe të pasagjerëve ku citon se, në shtatëmujorin 2019, kanë udhëtuar me linjë detare 715.797 pasagjerë, me një rritje 5,4 % krahasuar me një vit më parë.

Sipas INSTAT numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare në muajin korrik 2019 shënoi 232.975 pasagjerë. Krahasuar me korrikun 2018, ky tregues regjistroi rënie të papërfillshme.

Në portin e Durrësit është shënuar dhe fluksi më i lartë i pasagjerëve, krahas atyre të Sarandës, Vlorës dhe Shëngjinit, i cili në pikun e sezonit turistik regjistroi shifra disa herë më të larta se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas INSTAT në muajin korrik 2019, transporti ajror i pasagjerëve zuri 61,3 % të transportit gjithsej.  /ATSH/

Loading...