Rreth 130 fluturime u anuluan në Aeroportin e Mynihut pasi një pasagjer u arratis nga një pikë kontrolli duke kaluar nëpërmjet derës së emergjencës.
“Pasagjerët do të përballen me çrregullime të trafikut ajror gjatë ditës”, njoftoi aeroporti.
I gjithë Terminali 2 dhe një pjesë e Terminalit 1 u bllokuan nga policia ndërkohë që kërkonin për individin i cili u gjet dhe që është në paraburgim.
Sipas një hetimi paraprak, pasagjeri vinte nga një vend që autoritetet e konsiderojnë të pasigurt dhe pritej të kalonte skanimin para se të hynte në një zonë tjetër të aeroportit. /ATSH
Loading...