Ky i fundit publikoi në profilin e tij në Instagram një foto ku njoftonte se ai dhe këngëtarja nuk ishin më bashkë dhe ky lajm i hidhur solli mërzitje të madhe tek fansat.
Madje, disa prej tyre organizuan një protestë kundër ndarjes së Robertit dhe Norës, duke i ftuar të gjithë të mblidheshin në Prishtinë.
Pas ndarjes, në rrjet nisën të qarkullonin lajme të shumta në lidhje me arsyen që e çoi çiftin drejt këtij vendimi, ndërsa burime për “Xing.al” bëjnë të ditur arsyen e vërtetë të ndarjes së çiftit.
Mësohet se Nora dhe Roberti kishin prej muajsh sherre të vazhdueshme në familjen e tyre.
Kjo e ka detyruar Robertin të marrë vendimin drastik për t’u larguar nga shtëpia dhe zhvendosjen e tij në një banesë të re.
Gjithashtu bëhet e ditur se largësia mes çiftit ka luajtur një rol kryesor në ndarjen e tyre. Ata kishin mundësi të qëndronin për shumë pak kohë bashkë, për shkak të angazhimeve të shumta në koncerte nga të dyja palët.
Megjithëse Roberti e bëri publik lajmin e ndarjes dy ditë më parë, Nora ende nuk ka bërë asnjë reagim në rrjetet e saj sociale.