Meta: “Politikanët shqiptarë të mësojnë nga Kosova si zgjidhet kriza”

Presidenti Ilir Meta iu ka dërguar një mesazh tëfortë të gjithë politikanëve në vend, teksa iu ka kujtuar edhe njëherë 13 tetorin, si datë zgjedhjesh për t’i dhënë fund krizës së thellë politike.

Gjatë një takimi me Zëvendës Kryetaren e Grupit Parlamentar të CDU/CSU, Katja Leikert, Meta ka thënë se politika shqiptare nuk duhet ta humbasë 13 tetorin, pasi kjo do të përshkallëzonte më tej krizën.

Edhe njëherë, Kreu i Shtetit ka theksuar se e vetmja zgjidhje për krizën janë zgjedhjet, ndërsa shtoi se “nëse do të ishin dëgjuar në kohë sugjerimet dashamirëse të drejtuesve të lartë të CDU, gjendja sot do të ishte krejt e ndryshme”

“Nëse politikanët vendas e kanë të pamundur të mësojnë nga vendet me përvojë të konsoliduar demokratike se si zgjidhen krizat, kanë rastin të mesojnë nga një shtet i ri si Kosova se si u jepet mundësia qytetarëve të thonë fjalën e tyre përmes zgjedhjeve të parakohshme për të ardhmen e institucioneve qeverisëse”, theksoi Kreu i Shtetit.

Loading...