Vrasja në Dietkon ndodhi të hënën pasdite, derisa personi që identifikohet me emrin Ilir B nga Maqedonia kishte marrë një thikë me të cilën e kishte vrarë gruan e tij.
Pak aktit, burri u arrtis për në Zvicrën lindore, derisa, ai me vete e mori djalin e tij të vogël – për të cilin thuhet se ka qenë në banesë gjatë krimit. Vetëm pak kohë më vonë, autori i krimit kapet në Trübbach SG.
Një anëtar i familjes i vrasësit thotë se çifti jetonte veçmas. “Ajo i kishte thënë atij se nuk lejohej të shihte katër fëmijët për ca kohë”.
Ai së fundmi u lejua t’i vizitojë ata përsëri, kështu që ai mori me qira një dhomë afër shtëpisë së tyre.
Gruaja donte të ndahej nga burri i dhunshëm. Një mik i viktimës është tronditur: “Gjithçka është shumë e pabesueshme dhe tragjike”. Luiza është përpjekur që sa kohë të shpëtoj nga ai, sepse ishte i dhunshëm dhe e keqtrajtoi.
Një fqinj në vendngjarje ka bërë të ditur se e kishet dëgjuar në mëngjes burrin duke bërtitur. Policia kantonale e Cyrihut informon se Ilir B. ishte në proces gjyqësor në shkurt të vitit 2018 për dhunë në familje dhe kërcënim ndaj gruas së tij.
Burri u arrestua, u dërgua në prokurori publike dhe më në fund u ndalua nga kontakti fizik. Katër javë pas ndalimit të kontaktit – të dielën e kaluar në mëngjes – Ilir u përpoq të kontaktonte gruan e tij. Sidoqoftë, ai hasi vetëm një të afërm të saj në vend të ish-gruas.