Të tjera detaje lidhur me vr.asjen ma.fioze të ish-po.licit në Tiranë

Dalin në dritë detaje të reja në lidhje me vrasjen mafioze të 26-vjeçarit, Santiago Malko, që tronditi mbrëmjen e djeshme kryeqytetin.

Nga ajo që ka lënë pas krimi, dukej se ishte i mirë menduar dhe i bërë nga njerëz profesionit, pasi të pakta ishin gjurmët që u lanë në vendngjarje.

Krimi i mirëplanifikuar nga vrasësit ka forcuar dyshimet e policisë se 26 vjeçari është ekzekutuar për hakmarrje.

Sipas burimeve nga Policia e Tiranës mendohet se Malko është përfshirë në një atentat në Durrës, ku u përdor e njëjta skemë.

Atentati përkon me atë të Edison Harizajt, i cili mbeti i vrarë në të njëjten skemë në Durrës. Harizajt iu bë pritë nga 5 persona që qëlluan mbi të me breshëri, duke lëshuar mbi 50 plumba.

Edison Harizaj ishte një emër i njohur për botën e krimit në Vlorë dhe në të gjithë Shqipërinë.

Ai njihej me nofkën “Il Padrino”, pasi shumë kishin frikë prej tij. Sipas Policisë ai ishte anëtar i një bande të fuqishme dhe kishte kryes disa krime.

Deri tani, kjo lidhje mes dy atentateve është në formën e dyshimeve.

Mbrëmjen e djeshme, te “Xhamlliku” u ekzekutua në makinën e tij tip “BMW X5”, Santiago Malko, ish-polic.

Malko ka qenë i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit 2018, ku dhe ndodhi vrasja e Fabian Gaxhës në ish-Bllok pas një përplasjeje me armë.

Gjithashtu ish-polici i vrarë është përfshirë në një sherr me dy vëllezërit Lashi në vitin 2016 për një borxh prej 1 mijë eurosh.

Loading...