Greqi – Tërmet 5.3 ballësh në ishull

Një tërmet me magnitudë 4.9 ballë ka tronditur ishullin grek Rodos.

Ngjarja ka shkaktuar panik tek turistët.

Qendra Sizmike e Mesdheut raportoi fillimisht se tërmeti ishte 5.3 në shkallën Rihter rreth orës 03:00 të mëngjesit

Turistët anglezë thanë për mediet se ‘i gjithë hoteli i tyre u trondit’ nga tërmeti.

Rreth 300,000 njerëz ishin brenda zonës që ndien efektet e tërmetit.

Nuk ka të dhëna nëse tërmeti ka shkaktuar dëme materiale.

Loading...