Zyrtarët e lartë shqiptarë kërkuan edhe ndihmën e Greqisë për shuarjen e flakëve, që po përhapeshin me shpejtësi nga era.
Pikërisht ky fakt ka tërhequr vëmendje, teksa mediet greke shkruajnë se pas zjarreve të mëdha me të cilat janë përballur ditët e fundit në Epir, Brigadat e Zjarrfikësve po përgatiten të shkojnë në Shqipëri.
“Për 48 orët e fundit një zjarr i madh është përhapur afër Delvinës, që kërcënon zonën e Syrit të Kaltër.
Zjarri ka marrë përmasa të mëdha, dhe forcat që janë duke u shfrytëzuar nga Saranda, Delvina dhe Gjirokastra nuk mund ta kontrollojnë atë. Autoritetet lokale në rajon iu drejtuan Konsullatës Greke në Gjirokastër të mërkurën pasdite duke kërkuar ndihmën e Greqisë me forcat tokësore dhe ajrore.
Pas komunikimit me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe në kuadrin e marrëveshjeve bilaterale me Shqipërinë, Departamenti i Zjarrit të Epirit u udhëzua të përgatiste forca për të dërguar dhe operuar në Delvinë.
Sipas raportimeve, udhëtimi ka të bëjë me pesë automjete me tre anëtarë të ekuipazhit secila dhe dy oficerë. Sidoqoftë, zjarri në vendin fqinj ka marrë dimensione të pakontrollueshme, dhe shumë puse të vjetra të naftës janë në zonë”, shkruan “protothema” greke.