Del vendimi i qeverisë, administrata dhe shkollat, 5 ditë pushimi këtë javë

Qeveria shqiptare ka vendosur te caktoje datën e premte te 30 nëntorit ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore.

Dita e punës e datës 30.11.2018, sipas VKM, do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda këtij viti.

Vendimi i Qeverise i formosur diten e sotme hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Shkak per kete vendim, është bërë fakti se 28-29 Nentori që janë festa zyrtare dhe ditë pushimi zyrtare i takojnë të jenë të mërkurën e të enjten.

Kete vit, 30 nëntori i bie e premte, më pas 1 – 2 dhjetori janë pushimi i fundjavës. Me kete rast vlen te thuhet se administrata shqiptare do të pushojë 5 ditë javën tjetër.

Vendimi i qeverise ngarkon institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi.
Pritet që edhe shkollat dhe institucionet e tjera shteterore ta zbatojnë këtë vendim te Qeverise qe mesohet se eshte marre mbi bazen e propozimit te kryeministrit.

Loading...