Në një mesazh që ia ka dërguar ish-kryeministrit Sali Berisha, qytetari rendit të gjitha problemet që i kanë acaruar njerëzit.
Berisha e ka publikuar mesazhin e tij me këtë koment: “Qytetari dixhital denoncon rikonstruksionin e bulevardit “Ismail Qemali”, Vlorë! Ai thotë se është një tallje dhe shpërdorim fondesh! Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e tij.”
Përshendetje Doktor.
Po ju shkruaj për të denoncuar një tjetër problem në qytetin e Vlorës. Bulevardi i rikonstruktuar “Ismail Qemali” Vlorë është komplet një tallje dhe shpërdorim fondesh.
Të gjithë qytetarët e Vlorës lëvizin me shumë vështirësi, pasi rruga është shumë e ngushtë, parkimi është mbi trotuar, makinat hipin mbi trotuar dhe bllokohet trafiku.
Por më e keqja, s’ka as stacion autobusi. Autobusi ndalon në mes të rrugës, bllokohet trafiku komplet dhe makinat presin në varg sa të ikë autobusi. Është thuajse e pamundur të qarkullosh normalisht.
Në vend të zgjerohen rrugët, ngushtohen. E shkatërruan qarkullimin në Vlorë.