Kush është punonjësi ‘hero’ i karburantit i cili nxori nga makina që digjej dy fëmjë

Shpërthimi i gazit në karburantin e “Ekooil” në Lezhë ku pasiguria rezultoi se ishte e certifikuar nga ISHTI, ngriti shumë pikëpyetje.

Por veç anës së errët ka pasur edhe një akt që mund të cilësohet heroizmi nga një punonjës.

Nikolin Prenga, ai që mbeti i plagosur me rëndë, nxori nga makina dy fëmijët që ishin mes 7 të plagosurve.

Pasiguria e certifikuar nga ISHTI e karburantit “Ekooil” në superstraden Lezhë-Laç desh prodhoi një tragjedi, duke lënë 7 të plagosur, por punonjësi që mbeti i plagosur më rëndë bëri një akt heroizmi mbrëmjen e së shtunës.

Nikolin Prenga, shpëtoi dy fëmijët e çiftit që ndodheshin në makinën që po furnizohej me gaz në kohën e shpërthimit.

Ndaj siç i ka thënë të atit nga spitali ku ndodhet në gjendje të rëndë, nuk është pishman edhe sikur ti kushtojë jetën.

Frrok Prenga: Edhe po të vdes nuk jam në merak se kam shpëtuar dy fëmijë, i kam nxjerrë nga makina dhe i ka larguar.

40-vjeçari pësoi djegie në 40 % të trupi dhe ndodhet i shtruar në Qendrën Universitare “Nënë Tereza” në gjendje të rëndë.

Në familjen e tij në Pllanë të Lezhës, është në pritje të lajmeve nga spitali.

Frrok Prenga: Djali më ka thënë jemi djeg, ka plas bombola dhe jemi djeg.

Në gjendje të rëndë mbetet në spital mbetet edhe Bardhok Bushati që ndodhej në makinën që shpërthue në flakë ndërsa po furnizohej.

Dyshimet janë se shkak për shpërthimin u bë një defekt në sistemin e gazit dhe një shkëndije e shkaktuar nga ndezja e gjeneratorit pas ndërprerjes së enegjisë.

Ngjarja e rëndë nga ana tjetër vuri në dyshim sigurinë e karburanteve të inspektuara nga Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial, një institucion nën varësi të ministres Belinda Balluku që e kishte certifikuar vetëm katër muaj më parë./Ora/

Loading...