Pak minuta më parë zjarri ka hyrë në fshatin Kardhikaq përgjatë rrugës së vjetër Qafa e Muzinës – Delvinë.
Deri më tani Konfirmohen 8 shtëpi të djegura, banorët e dy prej të cilave nuk gjenden në fshat.
Shumica e banorëve janë emigrantë dhe forcat për të penguar përparimin e flakëve janë minimale.
Në drejtim të fshatit janë nisur disa zjarrfikëse nga Saranda e Delvina.
Zjarrfikësit thonë se ndërhyrja po bëhet shumë e vështirë nga era dhe tymi.
Loading...