Lulet e kungullit ose të kungulleshkave të skuqura janë një antipastë verore.
Jane kalorike sepse janë te skuqura me një llojë brumi por ndonjëhere dhe ndonjë shkelje e vogël lejohet.
Duhen:
rreth 10 lule kungulli
vajë kikiriku për skuqje
Për brumin:
200 ml birrë
150 gr miell
pak kripë
pergatitja
Pastroni nga pistilli i brendshëm dhe bishti, lulet e kungullit dhe lajini me kujdes.Vendosni të thahen sipër nje bezeje kuzhine.
Ndërkohe përgatisni brunim e rrahur që na nevojitet për skuqje duke perziere miellin me birrën dhe pak kripë.zhytni më delikates lulet e kungullit në brum dhe pastaj skuqini ne vajë tëbollshëm dhe shumë të nxehtë.
Hiquani vajin e tepërt me letër kuzhine dhe sperkatini akoma me pak kripë.Sherbejini të nxehta.
IMG_6316
Ju bëfte mirë